
Në emisionin Mëngjesi me Arben Ahmetin, është raportuar për mungesën e rrjetit të kanalizimit në fshatin Qirez të Skënderaj, raporton Gazeta10.
“Banorët kanë shprehur ankesën e tyre për çështjen e kanalizimit, pavarësisht se rrjeti i kanalizimit u rregullua rreth dy viteve më parë, shumë shtëpi të këtij fshati kanë mbetur pa u kyçur në të.”, tha gazetarja e terrenit.
Një banor shprehu paknaqësit e tij duke demonstruar problemin në fshatin e tij.
Kjo kompani që e ka bo këtë kanalizim nuk na ka rehatu të gjithë fshatarëve na ka lanë larg, këtu duket se si ka mbet kanalizimi poshtë e nuk mundet me u kyc në ato ceva.”, tha banori./Gazeta10.