Gazeta10

Baraliu: Plani i Ahtisarit për Asociacionin, më i mirë sesa modelet tjera të prezantuara

Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu e ka quajtur të rrezikshëm themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Baraliu në Info10 në Kanal10 teksa e ka folur për këtë marrëvshje, theksoi se baza e tij është një etnike dhe si e tillë bie ndesh me Kushteutën e Kosovës, shkruan Gazeta10.

“Baza e këtij Asociacioni është etnike, që bjen ndesh me dispozitat e para të Kushtetutës së Kosovës e cila e njeh shtetësinë si shtet multietnik e jo, një etnik. Është Asociacion i komunave me shumicë serbe, dmth që serbët veçohen aty dhe të tjerët janë thjesht periferik. Ky Asociacion paraqet një nivel tjetër të ri të pushtetit që nuk ekziston në Kushtetutë. Të gjitha komunat kanë një organizim atje, dhe posa të formohet njëherë, askush s’do të ketë të drejtë ta shfuqizojë, duke formuar një komunë të tretë”, tha Baraliu.

Profesori Baraliu ka përmendur edhe Planin e Ahtisarit për të cilin thotë se është projekt më i mirë për Asociacionin sesa modelet e prezantuara deri më tani për këtë marrëveshje.

“Këtë të gjithë e dinë, edhe këta qeveritarët tanë, bashkësia ndërkombëtare e dinë edhe Beogradi. Mirëpo, Beogradi po do të kërkoj të ketë prani të shtetit në shtet, dhe atë të trefishtë”, theksoi Baraliu në Info10./Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë