Lajme

Barazimi kundër Andorrës, Alain Giresse fajëson gjyqtarët e ndeshjes

Gazeta10
28 Mars 2023 - 23:28

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, është deklaruar pas barazimit dëshpërues në ‘Fadil Vokrri’ kundër Andorrës me rezultat 1-1.

Sipas tij kanë qenë disa pika pse ‘Dardanët’ nuk arritën të marrin pikët e plota sonte ndaj një kundërshtari që në letër të paktën konsiderohej i lehtë. Ai u ankua edhe në ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari kryesor.

Giresse gjithashtu potencoi se është herët të flitet se shpresat për një kualifikim në ‘Euro 2024’ kanë përfunduar.

”Nuk i kemi konkretizuar disa raste dua ta përmend disa vendime të arbitrit që mua personalisht nuk më janë dukur në rregull. Është herët të them gjithçka ka përfunduar me lojën e dytë, ne nuk do të dorëzohemi”, deklaroi Giresse.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.