
Barcelona edhe zyrtarisht është në negociata me Bayer Leverkusenin për shërbimet e mesfushorit Florian Wirtz, ka bërë të ditur “Mundo Deportivo” të premten.
Mësohet se Barcelona po insiston në transferimin e 19-vjeçarit këtë verë pas insistimit të trajnerit Xavi Hernandez. Wirtz pëlqehet shumë nga Xavi, i cili po e sheh gjermanin si përforcim të rëndësishëm për mesfushën për sezonin e ardhshëm.
Ai ka kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2027 dhe një klauzolë lirimi prej 70 milionë eurosh. Megjithatë, Barcelona ka ofruar 50 milionë euro për kartonin e tij dhe gjasat janë të mëdha që Wirtz në fund të sezonit t’i bashkohet ekipit spanjoll.
Reprezentuesi i Gjermanisë, së fundmi, është rikthyer nga lëndimi dhe në 11 paraqitje deri më tani, ka shënuar 2 gola e ka asistuar 6 herë.