Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Barcelona do ta ketë të vështirë ta mbajë Felixin

Gazeta10
16 November 2023 - 14:08

Joao Felix do ta ketë të vështirë të mbetet pjesë e përhershme e Barcelonës. Pavarësisht nëse Atletico Madridi është gati t’ua shesë Felixin rivalëve të tyre, një marrëveshje e përhershme në mes të lojtarit dhe Barcelonës është vështirë të arrihet.

Mediumet spanjolle shkruajnë se Barcelona nuk është e gatshme t’i shpenzojë 105 milionë euro për Felixin në verën e vitit të ardhshëm. Felix është grumbulluar me Portugalinë për ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024” kundër Lihtenshtajnit dhe Islandës.

Më pas ai do t’i bashkohet Barcelonës për t’u përballur me Rayo Vallecanon më 25 nëntor. 24-vjeçari nga Portugalia me Atleticon ka kontratë deri në qershor të vitit 2029.

Në sezonin aktual ka shënuar tri gola dhe ka kontribuuar me katër asistime në 14 ndeshje në të gjitha garat.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.