
Një disfatë që dhemb shumë, sidomos duke pasur parasysh mënyrën se si erdhi. Këtë e konfirmoi edhe vetë Xavi, trajneri i Barcelonës, në fund të humbjes 4-1 në “El Clasico” kundër Real Madridit: “Ka zhgënjim, trishtim, luajtëm ndeshjen më të keqe nga të gjitha.
Kishim mundësinë të rikuperoheshim, por 3-1 e komplikoi ndeshjen. Real Madridi na masakroi me kundërsulme. Tani duhet të rikuperohemi, kam përjetuar shumë disfata dhe jemi rikthyer gjithmonë, do të kthehet Barcelona. Sigurisht që do të ketë shumë kritika, do të jenë ditë të vështira, por ne duhet t’i pranojmë ato”.
Xavi nuk ka asnjë dyshim për atë që i mungonte një skuadre të lodhur, e mërzitshme në krahasim me të zakonshmen dhe e dërrmuar nga një Vinicius Jr në formë të shkëlqyer: “Duhet ta kishim menaxhuar më mirë ndeshjen, nuk mund të luani një finale në këtë mënyrë.
Nuk mund ta fillosh një finale duke humbur 2-0. Goli i Lewandowski mund ta kishte rihapur ndeshjen, por më pas humbëm gjithçka. Jemi vërtet të zemëruar, është një humbje e dhimbshme. Treguam një nga anët më të këqija të sezonit tonë. Duhet të përmirësohemi absolutisht për të fituar sërish tituj. Iu kërkojmë falje të gjithë bluagranëve, ishte një ‘El Clasico’ dhe finale, por nuk kishim nivel”, tha pas ndeshjes trajneri katalonas.