Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Barcelona – Inter ndeshja kryesore e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve

Gazeta10
12 Tetor 2022 - 12:03

Liga e Kampionëve vazhdon sot me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e katërt të fazës së grupeve.

Programin e sotëm do ta hapin dy ndeshje me fillim nga ora 18:45, ku më interesantja do të jetë ajo mes Napolit dhe Ajaxit.

Ndërkaq, e gjithë vëmendja do të jetë te derbi që zhvillohet në stadiumin “Spotify Camp Nou”, ku me fillim nga ora 21:00, Barcelona e pret në shtëpi gjigantin italian, Inter.

Po ashtu, krahas kësaj ndeshje do të zhvillohet edhe përballja mes skuadrës së Rangers dhe Liverpoolit në stadiumin “Ibrox” të Glasgoë.

Më poshtë mund të gjeni të gjitha ndeshjet e programit të sotëm të Ligës së Kampionëve.

18:45 Atletico Madrid – Club Brugge

18:45 Napoli – Ajax

21:00 Barcelona – Inter

21:00 Bayer Leverkusen – FC Porto

21:00 Plzen – Bayern Munich

21:00 Rangers – Liverpool

21:00 Sporting CP – Marseille

21:00 Tottenham – Eintracht Frankfurt

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.