Barcelona do të vazhdojë bashkëpunimin me talentin Marc Bernal.
Bernal pësoi një lëndim të rëndë në fillim të sezonit, me ç’rast humbi pjesën e mbetur të sezonit.
Përkundër këtij lëndimi, Barcelona beson shumë në potencialin e mesfushorit dhe e sheh atë si lojtar kyç për të ardhmen.
Bernal do të firmosë kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2029 dhe klauzola e largimit do të jetë 500 milionë euro.
17-vjeçari debutoi me ekipin e parë të Barcelonës nën urdhërat e trajnerit Hansi Flick, ndërsa këputi ACL-në në përballjen kundër Rayo Vallecanos.