Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Barcelona në vështirësi për të emëruar De Zerbin trajner të skuadrës

Gazeta10
27 February 2024 - 17:58

Barcelona është në kërkim të një trajneri të ri për edicionin e ardhshëm, pasi Xavi ka njoftuar se do të largohet në fund të këtij edicioni.

Njëri nga emrat më të përfolur për të marrë drejtimin e skuadrës katalane është Roberto De Zerbi.

Por, ky operacion është vështirë i realizueshëm, pasi italiani ka kontratë me Brightonin deri në vitin 2026.

Klubi anglez kërkon 15 milionë euro dëmshpërblim për ta liruar De Zerbin, shumë kjo që Barcelona nuk është në gjendje ta paguajë.

44-vjeçari mori drejtimin e Brightonit në shtator të vitit 2022 dhe deri më tani ka drejtuar skuadrën në 74 ndeshje, prej të cilave ka arritur 35 fitore, 17 barazime dhe 22 humbje.

Përveç Barcelonës, ekipi tjetër që po e monitoron situatën e trajnerit italian është Liverpooli.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.