Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Barcelona ofron tre futbollistë për Brunon

Gazeta10
14 January 2024 - 17:35

Skuadra e Barcelonës nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i mesfushorit Bruno Guimaraes gjatë këtij muaji. “Mundo Deportivo” raporton të dielën se Barcelona tashmë ka kontaktuar Newcastle Unitedin dhe i ka bërë ofertë zyrtare për brazilianin.

Mësohet se krahas parave, Barça ia ka ofruar ekipit anglez edhe tre lojtarë në shkëmbim, pasi trajneri Xavi Hernandez po insiston në transferimin e Brunos.

Ekipi spanjoll ka ofruar mbrojtësit Jules Kounde e Andreas Christensen, si dhe sulmuesin e krahut, Raphina për ta bindur Newcastlen në lirimin e Brunos.

26-vjeçari është njëri prej lojtarëve kryesor të ekipit anglez, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2028 dhe një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh. Këtë edicion, Bruno ka një gol e katër asistime në 30 ndeshje për Newcastlen.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.