
Sulmuesi Roberto Firmino sipas të gjitha gjasave do të jetë pjesë e Barcelonës në sezonin e ardhshëm. Mundo Deportivo ka njoftuar të mërkurën se Barcelona parimisht ka arritur marrëveshje me brazilianin, i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës me Liverpoolin që i skadon në fund të sezonit.
Firmino te Barça do të transferohet si lojtar i lirë dhe pritet të firmosë kontratë deri në vitin 2026. Ai pritet që brenda këtij muaji ta firmosë parakontratën me Barcelonën dhe trajneri Xavi Hernandez po e sheh si përforcim të madh për sezonin e ri.
31-vjeçari është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2015 kurse këtë sezon e ka humbur vendin e titullarit. Ai ka nëntë gola e katër asistime për Liverpoolin këtë edicion.