Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Bardhyl Hasanpapaj: LDK-ja ka qenë gjithmonë e hapur për bashkëpunim dhe bashkim forcash

Gazeta10
12 Maj 2026 - 21:17

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, në emisionin “Politiko” në Kanal 10, deklaroi se LDK-ja historikisht ka qenë subjekt politik që ka promovuar bashkimin dhe jo përjashtimin.

Ai theksoi se renditja në parti nuk është aq e rëndësishme sa bashkëpunimi ndër vite mes ekipeve që kanë ndërtuar projektin demokratik në Kosovë, duke përmendur edhe bashkëpunimin me Vjosa Osmani.

Sipas tij, LDK-ja ka synuar bashkimin e forcave të djathta, profesionistëve dhe njerëzve me vullnet të mirë për t’i dhënë Kosovës institucione stabile dhe një drejtim më të sigurt për të ardhmen.

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë për bashkimin e të gjithëve dhe dera ka qenë e hapur për secilin që ka dashur të kontribuojë për vendin”, u shpreh Hasanpapaj.

Ai shtoi se qëllimi kryesor ka qenë krijimi i stabilitetit institucional dhe ofrimi i zgjidhjeve në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.