
Deputeti i VV-së, Dimal Basha i ka reaguar eurodeputetes, Viola von Cramon e cila gjatë ditës së sotme derisa po qëndronte në Zveçan në vizitën e saj, në një moment pranë objelktit të komunës ju tha forcave policore se ”çka dreqin ju solli këtu, ku është kërcënimi”.
Sipas Dimal Bashës, sjellja e eurodeputetes është “mentalitet imperialist” si dhe të “turpshëm”.
LEXO EDHE: Von Cramon policëve të Kosovës në Zveçan: Çka dreqin ju solli këtu, ku është kërcënimi?
Ai ka shkruar se nuk ndjehet inferior dhe se Kosova e ka Policinë me shumë dinjitet.
“Këso sjellje s’kanë vend n’Republikën e Albin Kurtit, sepse nuk lejohet askush me ofendu policinë në kryerje të detyrave!”, ka shkruar Basha, transmeton Gazeta10.
Postimi i plotë:
S’po mundem me besu çka pashë! Në lajme qëndrore kish dal Viola von Cramon, një deputete e BE-së, duke ofenduar policët tanë në krye të detyres në veri! U sillke si me qenë far komandante supreme!
Nuk po muj me besu se ku e gjejnë guximin m’u sillë si kauboj në vend t’huj. Ky është një mentalitet imperialist dhe i turpshëm. Paramendone një deputet të BE-së duke ofendu policinë gjermane!
Për besë ne mundemi me qenë t’varfër, por s’ndjehemi aspak inferior dhe kemi policinë me shumë dinjitet. Këso sjellje s’kanë vend n’Republikën e Albin Kurtit, sepse nuk lejohet askush me ofendu policinë në kryerje të detyrave!