Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bashkatdhetarët presin deri në dy orë për të dalë nga Kosova

Gazeta10
16 August 2023 - 8:29

Deri në dy orë janë duke pritur mërgimtarët për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar në Merdar.

Qendra kombëtare për menaxhim kufitar ka bërë të ditur se bashkatdhetarët po presin në një kolonë prej 700 metra për të dalë nga Kosova në pikë-kalimin kufitar në Merdar.

Pritje për të dalë nga Kosova ka edhe në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhë deri në 40 minuta, e që kolona shkon deri në 200 metra.

Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona e pritje të gjata.

Ndryshe, të martën në mbrëmje Policia e Kosovës ua rikujtoi qytetarëve për mundësinë e udhëtimit edhe përmes pikave tjera kufitare në mënyrë që të evitohen pritjet e gjata në Merdar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.