Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bashkëshortja e Rexhep Selimit tregon detaje nga dalja e parë publike e UÇK-së

Gazeta10
28 November 2022 - 23:06

Deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi njëherësh bashkëshortja e ish-eprorit të UÇK-së, Rexhep Selimi ka rrëfyer në Prime Time, daljen e parë publike të UÇK-së.

“Rexha ka dalë publikisht bashkë me Dautin e dajën Mujë me përmend daljen publike të UÇK-së. Në ato momente në atë 28 Nëntor, u dha kushtrimi se Kosovës po i lind një forcë mbrojtëse, një ushtri që do të luftoj për Kosovën. Kjo ka vlerë, për mua e për gjithë Kosovën.

Mehmeti-Selimi po ashtu ka treguar se sa e vështirë ishte ta binde babain e saj për t’iu bashkuar UÇK-së, shkruan Gazeta10.

‘Ne me familje kemi qenë në Gjermani, jo për një kohë shmë të gjatë. Por,  në momentin kur ndodhen sulmet në Prekaz e gjithandej, dalja publike e UÇK-së ishte thirrje shpirtërore për t’u kthyer në Kosovë. Ne kemi bërë plan të kthehemi bashkë me babin”, tha Mehmeti-Selimi në Prime Time. /Gazeta10

https://youtu.be/Ck9ckIrCdys

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.