Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bashkëshortja i del në krah Durmishit pas intervistimit: Ushtari i vërtetë mbetet i tillë gjithë jetën e tij

Gazeta10
08 May 2024 - 13:59

Mirjeta Durmishi, bashkëshortja e zëvendësministrit Hysen Durmishi, ka dalë me një reagim në Facebook, pasi ky i fundit u intervistua sot si i dyshuar nga Prokuroria Speciale lidhur me kontratat për rrugën Prishtinë-Podujevë.

Ajo i ka dalë në krah bashkëshortit të saj, derisa ka thënë se “Ai nuk mund të kërcënohet e shantazhohet kurrë”, raporton Gazeta10.

“Ushtari i vërtetë mbetet i tillë gjithë jetën e tij. Ai nuk mposhtet e nuk nënshtrohet asnjëherë. Ai nuk mund të kërcënohet e shantazhohet kurr. Ai është fitimtarë gjithmonë. Ishte i tillë dje, është i tillë sot e do të jetë edhe nesër.  Ushtari i vërtetë është vlerë e çmuar. I gatshëm gjithmonë për atdheun. 👏🏻💪🏻”, ka shkruar ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.