Gjykimi Special

Bashota: Thaçi zyrtarisht ka qenë pjesë e Shtabit të UÇK-së në fund të 98-ës

Gazeta10
02 Dhjetor 2024 - 17:12

Dëshmitari Sokol Bashota ka thënë se Hashim Thaçi zyrtarisht është bërë pjesë e Shtabit të Përgjithshëm UÇK-së në fund të vitit 1998.

Ai pohoi se ai nuk e ka përmendur Thaçin si një prej personave që kanë qenë anëtarë i Shtabit Qendror dhe se ai nuk u bë pjesë e Shtabit të Përgjithshëm deri në vitin 1998.

“Hashim Thaçi me sa unë e di është bërë pas operimit të UÇK-së si anëtar i Shtabit. Është fol në mbledhjen që kemi pas në Negrovc por realisht nuk kanë mujt me u ushtru funksionet pasi ai ka lëvizu në Shqipëri disa herë. Por, zyrtarisht anëtarë i Shtabit të Përgjithshëm është bërë në fund të vitit 98 mbas operimit të UÇK-së”, tha Bashota.

Pas janarit të 97-ës dëshmitari tha se nuk e din se kush i ka shkruar komunikatat e UÇK-së por që para kësaj periudhe është merr Xheladin Gashi dhe Nait Hasani.

Vlen të theksohet se në disa raste me kërkesën e avokatit seanca kaloi në sesion privat për publikun.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Gjykimi Special
02 Dhjetor 2024
Gjykimi Special
28 Nëntor 2024

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.