Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Bastisje në Prishtinë, arrestohen 10 persona dhe sekuestrohen lëndë narkotike e armë

Gazeta10
02 January 2023 - 9:45

Policia e Kosovës, ka njoftuar se pas hetimeve rreth dy mujore të rastit të koduar me emrin “Përsëritësi”, gjatë ditës së djeshme kanë realizuar një plan taktik policor gjatë të cilit janë arrestuar dhjetë  persona të dyshuar meshkuj kosovar, të përfshirë në veprime të kundërligjshme.

Gjatë operacionit policor është bastisur një shtëpi banimi në Prishtinë dhe janë kontrolluar pesë  automjete, me që rast në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:

 “- (96.6)  gram substancë e dyshuar narkotike e llojit  marihuanë – (44.4)   gram substancë e dyshuar narkotike e llojit  kokainë – (1)  armë zjarri- (2) karikator – 17  fishek – (358.8) para kesh (euro) të dyshuara të jenë fituar nga shitja e narkotikëve. – (4)  telefona celular – (1)  peshore digjitale”, njofton policia.

Pas kompletimit të rastit me vendim të Prokurorit kujdestar, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse të tjerët janë liruar në procedurë të rregull./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.