
Avokati Taulant Hodaj ka dhënë detaje ekskluzive në “Politiko”, sa i përket bastisjes së Ministrin e Bujqësisë dhe marrjes në pyetje të ministrit në detyrë, Faton Peci.
Hodaj ka thënë se Peci e kishte dërguar në Prokurori dosjen 10 ditë para se të ftohej për intervistim, por as policia dhe as prokurori nuk e kishin lexuar atë dosje dhe e kanë intervistuar për një dosje që e kanë përgatitur vet.
Ai ka thënë se nuk ka bazë për dyshime dhe as fajësi për këtë rast.
“Ministri Peci 10 ditë para se me u ftu me e dhanë dëshminë e ka dërgu komplet dosjen e atij rasti që është diskutu ne media në Prokurori. Ju ka thënë po bëhet debat, po shpifet po manipulohet, qe komplet dosja. Unë kam shku edhe i kam marr informacion e kam pyet policinë se a e kanë analizu dosjen dhe me kanë thënë, duke mendu që këtë dosje edhe e pyeta a e keni marrë dhe më thanë jo nuk jemi fare të njoftuar. E kam pyetur edhe Prokurorin dhe me ka thënë jo”, ka thënë Hodaj. /Gazeta10