
Bayern Munchen ka shprehur interesim për transferimin e portierit të Argjentinës, Emiliano Martinez. Kështu është raportuar të hënën nga mediume të ndryshme.
Martinez ishte heroi i penalltive në finalen e Kupës së Botës në Katar. Argjentina fitoi Kupën e Botës të dielën në përballjen kundër Francës në finale.
Portieri i Aston Villas shihet si zëvendësues i Manuel Neuerit të lënduar.
Për Martinezin në garë është edhe Arsenali, ndërsa Bayerni interesim ka shprehu edhe
për Yann Sommerin e Zvicrës, që po ashtu pati paraqitje të mira.
Emiliano Martinez ka kontratë me skuadrën e Aston Villës deri në vitin 2027 dhe vlera e tij në treg është rreth 25 milionë euro.