Bryan Zaragoza është duke shkëlqyer këtë edicion me skuadrën e Osasunas.
Zaragoza së fundmi pati një paraqitje mjaft pozitive kundër Barcelonës, ku skuadra e tij triumfoi me rezultat 4-2.
23-vjeçari është anëtar i Bayern Munich, por është huazuar te skuadra spanjolle deri në fund të sezonit.
Vincent Kompany dhe stafi i tij janë shumë të kënaqur me parqitjet e sulmuesit spanjoll dhe e shohin atë si pjesë të rëndësishme për edicionin e ardhshëm.
Zaragoza ka shënuar një gol dhe ka dhuruar dy asistime në tetë ndeshje këtë edicion në La Liga.
Bayern verën që lamë pas shpenzoi plot 13 milionë euro për shërbimet e futbollistit 23-vjeçar.