Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bayern Munich po planifikon transferimin e top yllit të Liverpoolit

Gazeta10
27 February 2024 - 21:57

Bayern Munich raportohet se janë duke planifikuar një lëvizje shokuese për yllin e Liverpoolit para afatit kalimtar veror.

Ashtu siç u raportua nga Daily Mail, gjiganti gjerman është i interesuar për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të majtë të Liverpoolit, Andy Robertson.

Këtë lëvizje klubi bavarez janë të detyruar ta bëjnë pas raportimeve se Alphonso Davies me gjasë do t’i bashkohet Real Madridit në verë.

Në vitin 2017, Jurgen Klopp e kishte transferuar Robertsonin nga Hull City për shumën e raportuar prej 8 milionë eurosh.

Që nga atëherë, reprezentuesi skocez është shndërruar në njërin nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë, duke luajtur një rol vital në sukseset e Liverpoolit gjatë viteve të fundit.

Përkundër faktit se Robertson do të mbush 30 vjet muajin e ardhshëm, është pretenduar se Bayerni beson që ai ka energjinë dhe balancin e njëjtë që Davies e posedon.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.