Bayern Munich po tenton me çdo kusht që të rinovojë kontratën me futbollistin gjerman Joshua Kimmich.
Kimmich ka kontratë me bavarezët deri në fund të sezonit dhe më pas do të jetë lojtar i lirë.
Liverpool, Manchester City dhe Barcelona janë duke e monitoruar nga afër situatën e reprezentuesit gjerman dhe synojnë transferimin e tij me parametra zero.
29-vjeçari këtë edicion është paraqitur në katër ndeshje në Bundesliga.
Ai është pjesë e Bayern Munich që nga viti 2015, ku u transferua nga Stuttgarti për shumën e tetë milionë eurove.
Vlera e tij në treg është rreth 50 milionë euro.