Gazeta10

BE i zgjati mandatin Lajçakut, Serwer: Nuk pres diçka të re, por gjithmonë më kanë pëlqyer befasitë

Eksperti i njohur amerikan për Ballkanin në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se nuk pret ndonjë risi në dialogun Kosovë-Serbi, edhe pse të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i është vazhduar mandati.

Serwer në një përgjigje për GazetaBlic, ka lënë të kuptohet se mund të ketë edhe surpriza në dialog, gjatë kësaj periudhe.

“Nuk pres diçka të re, por gjithmonë më kanë pëlqyer surprizat”, tha Serwer.

Ndryshe, Këshilli i Bashkimit Evropian ia ka zgjatur edhe formalisht mandatin të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, deri në janar të vitit 2025.

Ky vendim, për të cilin më herët ishin marrë vesh vendet anëtare me kërkesë të përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tashmë është formal.

Vendimi u mor disa muaj pasi përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, e kishte emëruar Lajçakun si ambasador të BE-së në Zvicër, ku ishte dashur të niste punën më 1 shtator, menjëherë pasi t’i skadonte mandati në rolin e lehtësuesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Me vazhdimin edhe për pesë muaj të Lajçakut në rolin e lehtësuesit të dialogut, BE-ja dëshiron të sigurojë që në këtë çështje të mos ketë vakum derisa pritet të emërohet pasardhësi i tij.

Emërimi i pasardhësit të Lajçakut është lidhur tani në mënyrë direkte me procedurën për emërimin e udhëheqësve të rinj në institucionet e BE-së për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar.

NË FOKUS

askk
Ky është numri i banorëve për secilën komunë të Kosovës
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 46 vjeçare, dyshohet se shkaktar ishte nxehtësia
drita
Vdes aktorja e humorit Drita Duraku
faton
“Më është bërë zullum”- Faton Hajrizi shfaqet me një video, tregon arsyen e arratisjes nga burgu i Smrekonicës
faton
Faton Hajrizi lajmërohet sërish nga arratia, Sveçlës ia shan mbiemrin dhe i vë bast: Kurrë nuk mundesh me më kapë
ylli
Zbulohet vajza misterioze në krah të Ylli Limanit
vd
Vdes e reja nga Prishtina, vuante nga një sëmundje e rëndë