Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë në një konferencë për media se BE, është në pritje të përfundimit të të gjitha hetimeve të sulmin në veri.
Stano ka thënë se të dielën në Kosovë është kryer sulm terrorist.
“Kemi pasur ndryshim shumë të madh të rëndësishëm, pas sulmeve terroriste të së dielës në veri të Kosovës. Për ne është me rëndësi që të bëhet hetim i plotë, të përfundohet hetimi. Kur kemi pamje të plotë e të qartë nga hetimi se çfarë ka ndodhur, kush ishte prapa kësaj, kush është përgjegjës, atëherë do të marrim vendimet e nevojshme. Në këtë moment është me rëndësi të qartësohen gjitha faktet”, ka thënë Stano.
Stano është pyetur edhe për publikimin e videos nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ku shihet nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq në Banjskë derisa Stano ka thënë se BE-ja nuk nxiton me vendime pa përfunduar hetimet.
“Ne nuk nxitojmë të dalim me përfundime bazuar në një video apo në diçka që është postuar aty këtu. Hetimi duhet bërë plotësisht, që BE-ja të ketë pamje të qartë se çfarë ndodhi dhe kush është fajtor”, ka thënë Stano.
Sa i përket zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të Kosovës, ai ka theksuar se nuk ka ndryshime nga kërkesat që kanë pasur shtetet anëtare të BE-së./ Gazeta10