Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

BE konfirmon për Kanal10 vizitën e Lajçak dhe Escobar në Kosovë 

Gazeta10
22 August 2022 - 17:52

Vizitën e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, e ka konfirmuar Bashkimi Europian. 

Në një përgjigje të dhënë për Kanal10, Paloma Hall Cabalero – Zyrtare për Shtyp e BE-së për Politikën e Jashtme, thuhet se vizitën e Lajçak në Kosovë e Serbi, e ka kërkuar Josep Borell – Përfaqësues i Lartë i BE-së. Teksa, konfirmojnë se vizitës do t’i bashkohet edhe Gabriel Escobar. 

Në vazhdim të takimeve të javës së kaluar, Përfaqësuesi i Lartë Borrell i ka kërkuar Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak. që të udhëtojë për në Kosovë dhe Serbi këtë javë (24-25 gusht 2022) në mënyrë që të avancohet drejt një zgjidhjeje të pëlqyeshme reciprokisht për të shmangur tensionet e reja në terren. Në misionin e tij, atij do t’i bashkohet edhe Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar”, thuhet në përgjigjen e BE-së./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.