Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Bedri Hamza u bën thirrje mërgatës që të investojnë në Kosovë

Gazeta10
11 November 2024 - 21:22

Kandidati nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza gjatë vizitës së tij në Gjermani la një porosi për mërgimtarët që jetojnë atje, shkruan Gazeta10.

Hamza përmes emisionit “Politiko” të Kanal 10 tha se shqiptarët që jetojnë jashtë vendit nuk i sheh vetëm sa për votë e para, por vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të tyre për Kosovën.

“Nuk e shoh mërgatën vetëm për me votu dhe me dërgu pare në Kosovë. E shoh, e para si kontribut i jashtëzakonshëm gjatë gjithë përiudhave të historisë, duke i përfshirë edhe vitet e 90-ta edhe gjatë kohës së luftës në të gjitha aspektet, si përkrahës të familjeve dhe ndërtimit e rindërtimit të Kosovës dhe dërgimit të miliardave eurove në Kosovë” deklaroi ai.

Hamza i ftoi ata që investimet dhe dijen e tyre ta sjellin edhe në Kosovë.

“Unë i ftoj dhe i lus që këta me ardh me investu në Kosovë dhe me kontribu edhe më tepër në zhvillimin e Kosovës. Jo vetëm me sjell kapitale në Kosovë por edhe dijen e tyre në menaxhimin modern”, shtoi ai. /Gazeta10

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.