Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

​Befason Messi: Jo, nuk pensionohem nga kombëtarja

Gazeta10
18 Dhjetor 2022 - 23:17

Superylli i Argjentinës Lionel Messi u ka dhënë një lajm tjetër jashtëzakonisht të mirë tifozëve të tij.

Menjëherë pasi e mposhti Francën në finale dhe u shpall kampion i botës, Messi ka deklaruar se nuk do t’i jep fund karrierës së tij me kombëtaren.

“Jo, nuk do të largohem nga ekipi kombëtar. Dua të vazhdoj të luaj si kampion i botës me fanellën e Argjentinës”, tha Messi për “Tyc Sport”.

Sa i përket titullit të fituar, Messi tha se ishte e sigurt që Zoti di t’ia dhuronte atë.

“Është thjeshtë e pabesueshme. E dija që Zoti do të ma dhuronte këtë trofe. Isha i sigurt. Ishte kënaqësi e madhe për ne”, shtoi ai.

Pak ditë para finales, sulmuesi i PSG-së kishte deklaruar se kjo do të ishte ndeshja e fundit për të me fanellën e Argjentinës. /kp

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.