Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Beha: Prokuroria Speciale përdori riciklim të provave të shfrytëzuara nga Tribunali i Hagës

Gazeta10
05 April 2023 - 18:07

Gazetari i ‘Nacionale’, Besian Beha ka thënë se ballafaqimi kryesor i ish-drejtuesve të UÇK-së në betejën e tyre me Gjykatën Speciale do të jetë marrja në pyetje e dëshmitarëve që më herët janë intervistuar nga ZPS-ja.

Beha në Info10 në Kanal10 tha ndryshimi i deklaratave të dëshmitarëve nëse ata dëshmojnë sërish, mund të ndikojë te trupi gjykues.

Ndërsa ka folur për aktakuzën e Prokurorisë Speciale, gazetari Beha tha se provat që u prezantuan janë riciklim i atyre që u shfrytëzuar edhe nga Tribunali i Hagës dikur, shkruan Gazeta10.

“Nëse i marrim prej pesë orëve të para që i ka pasë ZPS-ja, pjesa më e madhe e kohës është shfrytëzu me dëshmu strukturën dhe organizimin e UK-së, sepse beteja kryesore duket se do të zhvillohet në këtë temë. Pra, a ka qenë UÇK-ja  një strukturë që e ka pasë një organizim të mirë, një shtabë të përgjithshëm që ka marrë vendime edhe mbi komandantët e zonave dhe institucioneve tjera në kuadër të UÇK-së, apo ka qenë një organizim i çrregullt që s’ka pasur një komunikim të mirëfilltë ndërmjet zonave, shtbit të përgjithshëm e instancave tjera të UÇK-së.”, tha gazetari Beha./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.