Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Behrami për Specialen: Kanë mendu që kur t’më bastisin mua, paramendo qysh kanë me u frikësu të tjerët

Gazeta10
17 December 2024 - 22:33

Ish-këshilltari i Thaçit, Arton Behrami ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Behrami ka thënë se Gjykata Speciale ka ndjekur një lloj shantazhi ndaj dëshmitarëve të saj.

“Shumicën e dëshmitarëve i kanë bo dëshmitarë të dyshum. Ku ka në botë edhe dëshmitar edhe i dyshum”, ka thënë Behrami.

Behrami ka sqaruar se personalisht nuk është i akuzuar, por është i përfshirë në aktakuzë pa ndonjë argument.

“Ata kanë mendu që kur ta bastisim Artan Behramin paramendo qysh kanë me u frikësu këta të tjerët.E gjithë kjo është një lojë politike.”, ka thënë Behrami. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.