Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bekim Brestivci u përgjigjet ankesave të qytetarëve

Gazeta10
09 Korrik 2024 - 17:56

Drejtori i Shërbimeve publike, Bekim Brestivci përmes linjës direkte në emsionin Raport iu është përgjigjur ankesave të parashtruara banorëve të komunës së Prishtinës, raporton Gazeta10.

Në rastin  e parë, ankesa për Lagjen Arbëria thuhet se janë disa rrugica  qëe sipas banorëve mungon ndriqimi publik, Brestiveci tha se do dërgohet ekip përgjegjëse atje.

“Nuk e di a është adresuar ky problem në drejtori, nga kjo se çfarë po dëgjoj nuk dihet se për çfarë defekti po bëhet fjalë, a duhet riparim i cili ëkrkon edhe pjesë të cilat jo lehtë furnizohen ndoshta brenda pak ditëve, kështu që më vjen keq por nuk kisha mudnësi ndoshta me dhënë ndonjë përgjegje më të saktë se kjo që po e them tani
Do i shkruaj përgjegjësist tonë për këto çështo dhe natyrisht që do të intervenohet menjëherë”, tha ai.


Ndëkraq ankesa tjetër e lidhur me mbeturina afër shkollës Ahmet Gashi, drejtori deklaroi se së shpejti kryeqyteti do furnizohet edhe me 2 miëj kontinjerë të rinjë.

“Po besoj që është ndoshta një segmet i rrugës e cila nuk është e pajisur me kontinjer, edhe në një ditë të caktuar qytetarët i nxjerrin me thas në trotuar e pastaj nkamioni që kalon andej duke ofru shërbim i merr këto mbeturina, po besoj që bëhet fjalë për një grumbullim të tillë mirëpo tani jemi në procedurë të hapjes së një tenderi të ri për furnizim me dy mijë kontinjerë të rinjë, tani jemi në porcedurë vlerësimi dhe me këtë sasi besoj që do ia dalim e i furnizu të gjitha pikat”, përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.