
Drejtor i ri i Shërbimeve Publike Bekim Brestovci përmes lidhjes direkte nga emisionin Raport me Naim Sadikun ka thënë se nuk është në dijeni për gjendjen e mbeturinave në Lagjen Kalabria.
Ai ka thënë se në ndrrimin e natës, do ndërmerren me sajimin mbeturinave në këtë lagje, raporton Gazeta10.
“Jo nuk jam në dijeni për gjendjen e mbeturinave në këtë lagje, tani jem në një gjendje emergjente dhe jemi duke i marrë masat emergjente sa i përket mbeturinave, 70 kontinjerë të rinjë do të vijnë nga Gjermania, këta kontinjerë do të jenë të pajisur edhe me senzorë ku do të tregojnë nëse kontinjeri është i mbushur, ndërsa sa i përket kësaj gjendje të mbeturinave në këtë lagje ndërrimi i natës do të ndërmerren me sajimin e mbeturinave”, tha ai për Kanal10./Gazeta10