
Emisioni “Kampionët” po vazhdon edhe këtë javë, me të ftuar në studio dy analistët e përhershëm, Faruk Statovci e Bekim Isufi, së bashku me dy të ftuarit tjerë, Muhamet Dragusha e Taulant Dajaku.
Gjatë diskutimit, Bekim Isufi ka thënë se bërthama e lojtarëve të këtij grumbullimi janë në formë.
“Baza kryesore e këtij grupi, si Amir Rrahmani, Vedat Muriqi, gjithashtu edhe Milot Rashica janë në formë, dhe kjo besoj që është e mjaftueshme për Kosovën.”, tha Isufi.
Tutje, ai shtoi duke theksuar se Kosova për momentin ka grup më të mirë të lojtarëve se Izraeli.
“Nuk mund t’i gjejmë gjithmonë lojtarët në formën e tyre optimale, mirëpo mendoj se Kosova kohëve të fundit është më lartë se kombëtarja e Izraelit. Nuk shoh asnjë emër të fortë te izraelitët.”, përfundoi Isufi.