Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

​Bellingham: E dua lirinë që po ma jep Ancelotti

Gazeta10
18 October 2023 - 13:09

Jude Bellingham ka thënë që atë e ka përmirësuar si lojtar fakti që është pjesë e gjigantit spanjoll, Real Madrid.

Bellingham po shijon një sezon debutues fantastik te Reali, ku deri tani është përfshirë në 13 gola.

Mesfushori anglez tha se mentaliteti i lojtarëve që i ka përreth te Reali e ka çuar atë në një nivel tjetër.

“Të jesh pjesë e Real Madridit më ka përmirësuar mua si lojtar, 100% e sigurt. Të jesh përreth këtyre mentaliteteve dhe kualitetit të lojtarëve çdo ditë, të çon në një nivel më lartë mentalisht, fizikisht dhe teknikisht”, tha Bellingham.

Po ashtu, Bellingham tha se e do lirinë të cilën ia jep trajneri i Realit, Carlo Ancelotti.

“Unë gjithashtu e dua lirinë që po ma jep Ancelotti”, tha Bellingham.

Në 10 ndeshje të zhvilluara këtë sezon me Realin në të gjitha garat, Jude Bellingham ka regjistruar 10 gola dhe tre asistime mbi emrin e tij.  

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.