Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Benjamin Pavard i ofrohet Barcelonës

Gazeta10
18 August 2025 - 14:31

Benjamin Pavard i është ofruar Barcelonës në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

 

Sipas raportimeve të fundit, Pavard pritet të largohet nga Interi në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

 

Galatasaray, Neom SC dhe Lille janë skuadrat që kanë pyetur për situatën e tij gjatë verës, mirëpo ai ëndërron që të luajë për Barcelonën.

 

29-vjeçari nuk e sheh si opsion të kalojë në Arabinë Saudite dhe dëshiron të jetë pjesë e skuadrave më të forta në Evropë.

 

Hansi Flick e njeh lojtarin pasi ka punuar me të te Bayern Munich dhe po ashtu Pini Zahavi, agjenti i tij edhe mik i afërt me presidentin Joan Laporta.

 

Por, prioritet për Barcelonën aktualisht mbetet regjistrimi i lojtarëve, pasi po përballen edhe më vështirësi financiare.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.