
Karim Benzema thuhet se nuk do të paraqitet në kampin e ardhshëm stërvitor të Al-Ittihad mes spekulimeve në lidhje me një largim të papritur në janar.
Në verë, Benzema i dha fund lidhjes së tij afatgjatë me Real Madridin për të kaluar në Lindjen e Mesme.
36-vjeçari që atëherë ka shënuar 11 gola nga 19 paraqitjet e tij për skuadrën Saudite Pro League.
Sipas gazetës spanjolle “Marca”, Benzema nuk do të stërvitet me shokët e skuadrës pasi që nuk u paraqit në ambientet e klubit siç pritej më 12 janar, duke e shtyrë Gallardo të marrë masa dhe ta lërë atë jashtë udhëtimit të ardhshëm.
Duke parë këtë situatë, për francezon kanë shprehur interesim Chelsea dhe Manchester United që janë të gatshëm ta marrin atë në formë huazimi.
Sipas “The Telegraph’, Chelsea mund të shikojë nga Arabia Saudite, me Benzema dhe Firmino që supozohen të largohen nga Lindja e Mesme dhe të kthehen në Evropë nga media të ndryshme në javët e fundit.