Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka refuzuar ftesën e Francës për të marrë pjesë në ceremoninë e planifikuar për lojtarët që janë pensionuar së fundmi.
Fituesi i Topit të Artë, njoftoi për pensionimin e tij nga Franca në dhjetor, pak para se të nis “Kampionati Botëror”. Benzema paraprakisht kishte pësuar një lëndim, por u rikthye në kohë për të qenë prezent në fazën me eliminim direkt.
Trajneri i ekipit kombëtar të Francës, Didier Deschamps, ka zbuluar se Hugo Lloris, Steve Mandanda, Raphaël Varane, Blaise Matuidi dhe Benzema ishin të ftuar të gjithë në ndeshjen e “Les Bleus” kundër Holandës të premten, për të nderuar karrierën e tyre me Francën.
Franca pret skuadrën holandeze të drejtuar nga Ronald Koeman në Stade de France për të nisur fushatën e tyre kualifikuese për Euro 2024.