Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Beqë Cufaj: Veprimet e Kurtit janë populiste, Kosova po ecën majtas kur bota po shkon djathtas

Gazeta10
25 December 2025 - 21:10

Komentatori politik Beqë Cufaj ka kritikuar ashpër qasjen politike të kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar atë si pjesë të një modeli populist që përdoret nga lëvizjet ekstreme, si të majta ashtu edhe të djathta.

I ftuar në emisionin “Politiko”, Cufaj ka deklaruar se çdo veprim i Kurtit, sipas tij, është i ndërtuar mbi sugjestion dhe lëvizje të mëdha populiste.

“Çdo gjë që Kurti bën është pjesë e asaj që quhet sugjestion. Lëvizjet e mëdha populiste, qoftë të djathtës ekstreme, qoftë të majtës ekstreme, veprojnë ashtu siç vepron Kurti,” është shprehur Cufaj.

Ai ka ngritur shqetësim edhe për drejtimin ideologjik që, sipas tij, po ndjek Kosova, duke e krahasuar me zhvillimet globale.

“Brenga ime kryesore është se si na erdhi neve dita si Kosovë që të ecim në të majtë, derisa krejt bota po ecë në të djathtë. Kjo më shqetëson pak,” ka theksuar ai.

Deklarata e plotë:

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.