
Fehmi Berisha, aktivist i çështjeve kombëtare ka dhënë një deklaratë të fort, teksa ka bërë një krahasim me shqiptarët e persekutuar nga regjimi i Enver Hoxhës.
Berisha ka thënë se ish-kryeministri Sali Berisha kishte deklaruar se 5680 shqiptarë janë vrarë në kohën e regjimit të Enver Hoxhës, dhe se aq do t’i persekutonte në sheshet e Prishtinës, shkruan Gazeta10.
‘Enver Hoxha ka qenë kryenacionalisti më i madh në historinë e Shqipërisë. Sali Berisha e ka dhënë shifrën 5680 të vrarë gjatë periudhës së sundimit të Enver Hoxhës. Unë aq për 24 orë sonte në Kosovë i kasha vjerrë në sheshin e Prishtinës. Dhunën sot e kin ë Kosovë, degradimin. Sa vrasje janë bërë në Shqëipëri e Kosovës, prej se ka vdekë Enver Hoxha. Për çdo ditë kemi vrasje monstruoze në Shqipëri”, deklaroi Berisha në Politiko.
Pas thirrjes për vrasje, Fehmi Berishës iu ndërpre transmetimi Live në Politiko ku ishin duke diskutuar për regjimin e Enver Hoxhës. /Gazeta10