Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Berisha i ashpër me Bahtirin për Thaçin: Soji juaj ia keni përgatitë të dhanat me shku në Hagë!

Gazeta10
03 Korrik 2024 - 21:59

Derisa po flitej për marrëveshjet e Washingtonit, në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, pati një debat të ashpër mes deputetit të PDK-së, Hisen Berisha dhe anëtarit të VV-së, Agim Bahtiri.

“Pse nuk ka shkuar në Washington për ta nënshkruar marrëveshjen, kur ka qenë ajo, a e di sa kanë qenë 17 marrëveshje për tu zbatuar “, pyeti Bahtiri drejtuar deputetit Berisha.

“Ka ndodh nënshkrimi një herë dhe Qeveria Kurti e ka refuzuar atë”, replikoi deputeti Berisha, raporton gazeta10.

“Edhe, i ka refuzu Qeveria Kurti, sepse soji juaj i keni përgadit të dhënat për me i çu në Hagë”, tha mes tjerash Berisha.

Ndërkaq Bahtiri i pyetur në lidhje me ish presidentin e vendit, Hashim Thaçi, deklaroi se ai i kishte treguar 6 orë për planin e ndarjes së territorit.

“Nuk kam dëshirë të flas për Hashim Thaçin, kam fol për të para se të shkonte në Hagë dhe ai përmbi gjashtë orë më ka tregaur për planin e ndarjes së Kosovës”, tha Bahtiri. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.