Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Berisha i bindur: Kurti e Rama nesër do të pinë e rrinë bashkë

Gazeta10
05 July 2023 - 20:49

Gazetari Ridvan Berisha është shprehur i bindur se kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë të enjtën, do të takohet me kryeministrin Albin Kurtin.

Pavarësisht se një takim i tillë nuk është konfirmuar nga Qeveria e Kosovës, nëse do të mbahet, Berisha thotë se nëse s’do të ndodhë në objektin e qeverisë, ai do të zhvillohet jashtë tij.

“Unë besoj që nesër do të takohen. Nëse jo në qeveri, do të takohen dikund, dhe do të pinë bashkë, do të rrinë bashkë, e do të bashkëbisedojnë bashkë.”, tha Berisha në Politiko.

Sipas tij dy kryeministrat Kurti e Rama nuk i kanë raportet aq të ftohura sa po manifestohet në opinion.

Ai madje, në një moment iu ka drejtur Kurtit përmes ekranit me disa fjalë:

“Do të bëje mire të mos silleshe si fëmijë i lazdruar, e hatruar, por si burrështetas.”/

Që nga tensionimi i situatës në veri të Kosovës, kryeministri shqiptar Edi Rama, ka mbajtur qëndrim kritik në raport me veprimet e institucioneve kosovare./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.