
Gazetari dhe analisti Rid Berisha ka deklaruar se boshti i krizës politike në Kosovë mbetet çështja e presidentit, duke vlerësuar se mungesa e vullnetit politik po e mban vendin në ngërç institucional.
Duke folur në emisionin “Politiko”, Berisha tha se, sipas tij, kryeministri Albin Kurti nuk ka treguar deri më tani vullnetin e nevojshëm për të arritur një marrëveshje politike që do të mundësonte funksionalizimin e institucioneve.
“Thelbi, boshti i problemit politik në Kosovë është tema e presidentit. Po të kishte më shumë vullnet politik nga Kurti, që nuk e ka pasur deri tash, situata do të ishte ndryshe”, u shpreh Berisha.