Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Berisha: Qeveria në mbrojtje të mafisë energjetike, po arreston aktivistë që po protestojnë

Gazeta10
02 April 2025 - 13:32

Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka reaguar pas arrestimit të aktivistëve që po protestoni te zyrat e ZRrE-së kundër shtrenjtimit te energjisë elektrike.

Ai ka bërë me dije se veprimet e policisë tregojnë se qeveria është vënë në mbrojtje të interesave të mafisë energjetike.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se Qeveria po i sillet si një makineri represive.

“Qeveria e cila duhet të mbrojë interesat e qytetarëve dhe të sigurojë të drejtat e tyre, ka dëshmuar edhe njëherë se është më e interesuar për mbrojtjen e interesave të mafis energjetike sesa për sigurinë dhe mirëqenien e popullit. Në vend që të merret me përballimin e çështjeve të rëndësishme që prekin jetën e qytetarëve, siç janë çmimet e shtrenjta të energjisë, ai zgjodhi të arrestojë aktivistët të cilët me të drejtë kundërshtojnë këto padrejtësi. Qeveria po i sillet si një makineri represive, duke e vënë popullin në shënjestër, në vend që të përballet me ata që po shkatërrojnë jetën e qytetarëve për interesa të ngushta. Çmimi i energjis elektrike është i papranueshëm, dhe kushdo që guxon të flasë hapur kundër kësaj padrejtësie, është i pasigurtë nga regjimi”, ka shkruar Berisha.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.