
Gazetari Ridvan Berisha përmes linjës direkte në emisionin Politiko deklaroi se vite më parë në Radio Televizionin Publik të shtetit kishte përgjime të cilat asnjëherë nuk janë publikuar, raporton Gazeta10.
Sipas Berishës kjo pasi ato nuk ishin verifikuar deri në fund si dhe për shkak të ekspozimit në sulme të pamëshirshme nga Lëvizja Vetvendosje.
“Ne nuk jemi armiq të shtetit jemi këtu për të kontribuar. Po kam pas edhe une plotë. Nuk i kam publiku sepse skam arrit me i verifiku deri në fund. Në RTK sa kam qenë kam pas përgjime dhe s’i kam publiku. Unë i kam pas ato përgjime, kundër oponentëve në atë kohë të pushtetit, që ka qenë LDK-ja, ka qenë në pushtet PDK-ja, ka qenë AAK-ja po flas për vitin 2018 unë si përgjegjës kryesor i lajmeve nuk i kam publiku”, deklaroi Berisha.
“Jo, sepse RTK-ja në atë kohë ka qenë e ekspozuar ndaj sulmeve të pamëshirshme dhe lehtëisht nuk kishim mujt me menaxhu situatën ën raport me akuzat gati vrasëtare që po i bënte VV-ja”, shtoi ai mes tjerash.