Gazetari, Ridvan Berisha është pjesë e diskutimit mbi Zhvillimet e fundit në Lindjen e fundit mes asaj se çka pritet të ndodh mes Izraelit, Iranit e Libanit në “Politiko me Kushtrim Sadikun”, raporton Gazeta10.
Sipas Berishës rastet e fundit atje nuk mund të pranohen nga njeriu me mendje të arsyeshme.
“Nuk besoj që njëriu me mendje të arsyeshme mund t’i duartrokas situatave kur sheh fëmijë të vrarë, e sidomos ne që kemi përjetuar luftë. Libani është model i llojit të katrahures, ndërsa Irani është kërcënimi kryesor për Izraelin”, deklaroi Berisha.
“Me veprimet e fundit tuten në palcë ua kanë shti, e vranë presidentin iranian, me telefona i kanë çmend ku ka arrit intelegjenca e Izraelit”, shtoi mes tjerash ai.