Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Berisha: Vendimi i Kushtetueses do ta konstatoj orkestrimin e votave nga Lista Serbe

Gazeta10
29 March 2023 - 23:27

Ish-deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, në ‘Prime Time’’ ka komentuar pritjet e tij lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për konstatimin se a ka pasur orkestrim të votave nga Lista Serbe në zgjedhjet e 14 shkurtit apo jo.

Berisha, ka thënë se ka dy vite që presin vendimin nga  Kushtetuesja për të konstatuar se ka pasur orkestrim të votave nga Lista Serbe dhe partitë e saj bashkëpunuese, shkruan Gazeta10.

“Sa për njoftim të opinionit dhe për shkak se ka kaluar një kohë prej dy vite, me 13 prill bëhen dy vite prej kur e kemi deponuar kërkesën tonë së bashku me ish-deputetin Albert Kinollin për të vërtetuar kushtetutshmërinë për një vendim të dalur nga Gjykata Supreme që doli në atë kohë kur u dha vendimi për orkestrimin e votave. Ky vendim që na po e presim tani nga Kushtetuesja ka të bëj kryesisht me saktësinë ose konstatimin se ka pasur orkestrim të votave nga ana e Listës Serbe dhe nga partitë që kanë qenë bashkëpunuese me Listën Serbe. Tani edhe pas dy vite ende presim një vendim të Gjykatës Kushtetuese, pa e paragjykuar se çfarë mund të del nga ai vendim.”, ka thënë Berisha./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.