Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Besart Berisha nis karrierën si trajner te Prishtina

Gazeta10
10 January 2024 - 15:52

Ish-sulmuesi i njohur, Besart Berisha, ka vendosur të nisë zejen e trajnerit.

Ai do t’i bashkohet stafit teknik të Prishtinës, ka konfirmuar klubi kryeqytetas.

“Pas përfundimit të karrierës profesionale, Besart Berisha ka vendosur që të filloj zejën si trajner i ri te klubi ynë për çka FC Prishtina uron që në të ardhmen të kemi sukses së bashku”, thuhet në njoftimin e KF Prishtinës.

Berisha mbylli karrierën si futbollist tre vjet më parë, pikërisht te Prishtina.

Suksesin më të madh në karrierë e ka pasur në Australi te Melbourne. Ka pasur karrierë edhe në Angli, Gjermani, Danimarkë, Norvegji e Japoni. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.