
Edhe pse huazimi i tij në minutat e fundit te PSG dështoi, Hakim Ziyech ende mund të largohet nga “Stamford Bridge”.
Të interesuar për marokenin 29-vjeçar janë Besiktas, të cilët sipas raportimeve nga Turqia po ‘studiojnë’ se sa do të kushtonte një huazim potencial.
Ndonëse afati kalimtar i transferimeve në Angli është mbyllur, në Turqi vazhdon deri më 8 shkurt, e kjo u jep kohë mjaftueshëm Besiktasit që të mendojë për këtë huazim.
Hakim Ziyech këtë sezon është paraqitur në 15 ndeshje me Chelsea në të gjitha garat, duke arritur të kontribuojë me një asist.