
Interesimi nga Anglia për shërbimet e Milot Rashicës po vazhdon ende.
Së fundmi, është Leeds United që ka tentuar që ta transferojë Milot Rashicën nga
skuadra e Besiktasit.
Por, skuadra turke e ka refuzuar ofertën e skuadrës së kategorisë së dytë të futbollit anglez. Kështu ka shkruar të hënën mediumi turk “Takvim”.
Rashica u transferua te skuadra e elitës turke në verën e vitit të kaluar për 5.25 milionë euro nga skuadra e Norwich Cityt.
Futbollisti i Kosovës si i huazuar luajti edhe për skuadrën e Galatasarayt dhe e fitoi titullin e kampionit në Superligën e Turqisë.
Mediumi turk ka raportuar se oferta në drejtim të Besiktasit për Rashicën 27-vjeçar, ka qenë 7 milionë euro.
Megjithatë, Leeds Unitedi do të tentojë që ta transferojë Rashicën edhe në verë.
Leedsi është në prag të rikthimit në Premier League, derisa aktualisht në
“Championshipin” anglez është në pozitën e dytë me 69 pikë.
Rashica në 26 paraqitje të këtij edicioni ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar katër asistime në të gjitha garat.