Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Besnik Bislimi shuan dilemat: Spanja njeh pasaportat e Kosovës

Gazeta10
06 January 2024 - 15:24

Zv/kryeministri i parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka njoftuar se Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës dhe se kosovarët mund të udhëtojnë pa viza dhe drejt këtij shteti.

Ai ka thënë se Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë.

Postimi i plotë:

Lajmet e mira vazhdojnë. Për qytetarët tanë dhe shtetin.

DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti.

Ndërsa me 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë.

Vazhdojmë tutje, për të sjellë lajme të tjera të mira, e që ndikojnë pozitivisht për qytetarët tanë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.